Lajçak: Është urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në dialog

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Pragë të Çekisë.
Lajçak, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidentin Vuçiq kanë biseduar për pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog.
“Fola me presidentin Aleksander Vuqiç në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar Lajçak.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?