Kaloni te përmbajtja kryesore

Hapet thirrja për mbështetjen e konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje

Në kuadër të pakos emergjente për energji, Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.

Të gjithë ata qytetarë të cilët blejnë klimë efiçiente, kalda me biomasë, pompë termike si dhe stufë individuale me biomasë do të subvencionohen nga fondet që janë siguruar nga Bashkimi Evropian

Për kalda me biomasë vlera e subvencionit do të jetë 70%, apo deri në 1,200 euro, për klimë do të jetë 40% e vlerës apo deri në 400 euro, për pompë termike deri në 2 mijë euro ndërsa për stufë individuale me biomasë deri në 435 euro.

Kryeministri i Kosovës tha se përmes këtyre masave, do të ulet shpenzimi i energjisë.

Ndërsa, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se i gjithë procesi do të jetë transparent.

“Po hapim edhe një raund të masave. Është hera e 13 që po marrim masa të tilla. Me të gjitha këto masa ne kemi arritur investime rekorde në efiçiencë të energjisë”, shtoi ajo.

Qytetarët do të duhet të aplikojnë në platformën E-Kosova për subvencionim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button