Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në magjistralen Pejë-Prishtinë

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Zahaq.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:28.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?