Haziri për marrëdhënien me Presidenten: Nëse e dëgjoni atë ajo thotë se është përjashtuar nga LDK-ja
(Lajm i përditësuar)
Haziri për marrëdhënien me Presidenten: Nëse e dëgjoni atë ajo thotë se është përjashtuar nga LDK-ja
Koalicion me LVV-në, Haziri: Në asnjë formë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 foli për programin zgjedhor të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai gjithashtu tha se LDK-ja në është në koalicion me qytetarët.
I pyetur për një koalicion të mundshëm me LVV-në, Haziri tha se ”Në asnjë koalicion në asnjë formë, kemi edhe pak kohë me bisedu për listën e LDK-së. Në këto zgjedhje LDK-ja hynë me fitu”.
Haziri: Qeveria e ka minuar anëtarësimin e Kosovës në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 deklaroi se Qeveria Kurti po e përjashton Kosovën prej CEFTA-së.
”Qeveria e ka minuar anëtarësimin e Kosovës në KiE, Qeveria e Kosovës pe minon mekanizimin e Berlinit, Qeveria e Kosovës po e përjashton Kosovën prej CEFTA-së”.
Haziri: Presidenjta ka ushtruar detyrën e zjarrfikses të raportit të Kurtit me të tjerët
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtruar detyrën e zjarrfikses të raportit të Kurtit me të tjerët. Ai gjithashtu shtoi se Presidentja nuk është marrë me opozitën.
”Presidentja ka qenë shumë e nxone duke ushtuar detyrën e zjarrëfikses kushtetuese të raportit të Kurtit me krejt dynjan, duke i përfshirë edhe regjionin tonë”, tha Haziri.
Haziri: Abdixhiku nesër si kryeministër ka me kthy marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se LDK-ja ka raporte të mira me SHBA-të, teksa shtoi se marrëdhëniet speciale të Kosovës me SHBA-të do të kthehen me Lumir Abdixhiku si kryeministër.
”Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër ka me kthy marrëdhënien speciale me SHBA dhe besimin që ata e kanë rujt për neve, edhe me rajonin e BE-në dhe NATO-në jemi partnerë që asnjëherë s’ka lëvizë”, tha Haziri.
Haziri: Kurti Republikën që nuk e ka pranu dikur tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se marrëveshjet ndërkombëtare nuk po respektohen, teksa shtoi se Kurti e ka izoluar Republikën e Kosovës.
”Ky kryeministër më 16 shkurt ka thënë se nuk ka me ndodh 17 shkurti 2008, dhe i ka bërë dy dëshmor në rrugë se e krijoj bindjen se s’ka me pas pavarësi të Kosovës dhe Kosova nuk ka mu bo shtet kurrë., tani po sillet pak a shumë në qat republikën e Kosovësqë nuk e ka pranu dikur tash e ka izolu”, tha Haziri.
Haziri: Ne e kemi hapur urën e Ibrit për qarkullim të njerëzve
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kryeministri Albin Kurti lejën për testim e ka marrë nga KFOR-i.
”Ne e kemi hapur urën për qarkullim të njerëzve, ka mbetur në proces të hapat për vetura, Zoti Kurit askund nuk e përmens se ne po bëjmë testin për qarkullim”, tha Haziri.
Ai tutje ka shtuar se Urën e Ibrit ”në vitin 2018 LDK-ja e ka vu në funksion, qarkullimi i njerëzve është pjesë e marrëveshjes”.
Haziri: Dialog politik në Kosovë nuk ka, Kurti del në Kuvend kur dëshiron
Në ”Click” të RTV21 nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se gjatë kësaj qeveria në Kosovë nuk ka frymë të dialogut.
”Dialog poliitk në Kosovë nuk ka, nuk ka kulturë dialogu”, tha ndër tjera Haziri. Teksa shtoi se nuk ka as dialog social.
Duke kritikuar Kurtin, Haziri tha se” Kurti e kundërshton opozitën del në Kuvend kur dëshiron”.
Haziri: Kurti ia dha ”pokrainën” Kosovës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ia dha ”pokrainën” Kosovës.
”Ka shku në Ohër si kryeministër me asetet e shtetit me përcjellje të shteti ja ka sjellë Kosovës pokrainën mrena dhe thotë, po në kuadër të pakos”, tha Haiziri.
”Agjendë e fshehur politike”, Haziri: Kurti e ka idelogjinë më me prioritet se shtetin
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kryeminsitri Albin Kurti ka agjendë të fshehur politike.
”Zoti Kurti e ka idelogjinë më prioritet se shtetin, republikën familjen. Njerëz që kanë agjenda të fshehura politike nuk zgjedhin metoda me realizu agjendën gjithcka që i shkon për shtati agjendes së tij është në funksion”, tha Haziri.
Haziri: Kurti opozitar me Kurtin kryeministër ka një dallim të madh
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kryeministri Albin Kurti ka dallim ”si opozitar me Kurtin kryeministër ka një dallim të madh”.
Haziri pati kritika për Kurtin duke thënë se ka dështuar duke i mbuluar dështimet me tema të ndryshme.
”Kur njerëzve jav humb shpresën quhet dëshprim, dëshprim në të gjitha sektorët, ky ka dështuar”, tha Haziri./21Media