Kaloni te përmbajtja kryesore

Lama: Kosova nuk ka nevojë për figura që manipulojnë e rezultati i punës së tyre është dështimi

(Lajm i përditësuar)


Lama: Kosova nuk ka nevojë për figura që manipulojnë e rezultati i punës së tyre është dështimi

Analistja Alma Lama tha se Kosova ka nevojë për kryeministra profesionalë të cilët qëndrojnë larg populizmit.

“Që kanë një program të zhvillimit ekonomik dhe një plan të përmisimit të raporteve të dëmtuara me partnerët ndërkombëtarë dhe nuk ka nevojë për figura të tilla të cilët manipulojnë votuesit krijojnë kulte individësh por në fund rezultati i punës së tyre është dështimi apo jo, sepse Kosova është çliruar prej më shumë se 25 vitesh dhe është investuar në mënyrë të jashtëzakonshme në një system demokratik dhe në nëj shoqëri demokratike , me miliona euro janë dhënë nga vendet e perëndëimit për ta kthyer këtë shoqëri të dalur nga lufta në shoqëri demokratike dhe sot domethënë të ndërtosh kulte të individit për të qeverisur në vend të që zgjedhësh zyrtarë të përgjegjshëm dhe të aftë për të qeverisur mendoj që është gjendje alarmante për mendimin tim”, tha Lama.

Sipas saj demokracia është kur ndryshojnë liderët e partive  #do katër vjet, e sipas saj një gjë e tillë në Kosovë nuk ndodh pasi që ka lider të partive që asnjëherë nuk kanë ndryshuar lidershipin e partisë.


Lama thotë se Kurti do ta përdor narrativën e veriut për të ardhur në pushtet

Analistja Alma Lama në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeminsitri Albin Kurti do ta përdor narrativën për veriun për të ardhur sërish në pushtet.

“ çfarë është përpjekur kjo qeveri të bëjë gjatë gjithë kësaj kohe është që të ndërtojë një narracion për veriun se si ka shtrirë sovranitetin atje dhe më këtë të mbulojë të gjitha dështimet në qeverisje, në shëndetësi , arsim, ekonomi, në të gjitha fushat e qeverisjes. Por edhe ky narracion nuk bazohet mbi të vërteta nuk kemi shtrirje të sovranitetit sepse sot kemi trupat e KFOR-it aty ku kanë qenë pra nuk ka ndryshuar gjendja”, tha ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button