LVV, LDK dhe AAK publikojnë listat për zgjedhjet e 7 qershorit

Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmëri të Kosovës kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Albin Kurti do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në Top 10 janë edhe Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Memeti Selimi.
Në listë nuk janë emra si Besnik Bislimi e Hysen Durmishi. Në listën e Vetëvendosjes me numër 15 është Arton Konushevci, vëllai i heroit Ilir Konushevci.
Bartëse e listës së LDK-së është ish-presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në Top 10 në listë nuk janë emrat si Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami.
Kurse, te AAK-ja bartës i listës është Ardian Gjini, ndërsa Ramush Haradinaj garon me numrin 11.
Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave nga partitë politike.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?