Lajçak takohet me O’Brien e Kasanofin, flasin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot është zhvilluar një diskutim produktiv dhe strategjik lidhur me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç njofton Lajçak, në takim morën pjesë përfaqësues të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, përkatësisht O’Brien dhe zëvendës ndihmës sekretari Kasanof.

Gjatë diskutimeve, u theksua gjendja aktuale e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, rëndësia e normalizimit për stabilitetin rajonal dhe ndikimi më i gjerë në Ballkanin Perëndimor.

”Gjithnjë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikën rajonale me O’Brien dhe Kasanof. Mezi presim të vazhdojmë bisedën tonë javën e ardhshme në Bruksel!”, shkruan Lajçak.

Back to top button