Pacolli: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua

Lideri i AKR-së edhe ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se një zyrtar i shtetit të Kosovës, ka kërkuar nga minsitri i Jashtëm i një shteti tjetër të cilin nuk e zbuloi që Pacollit të mos i lejohet takim me presidentin e shtetit në fjalë.

“Arsyeja që më shtyu të shkruaj dhe të postoj këtë tekst është fakti se një përfaqësues i lartë i shtetit tonë, në një rast të caktuar, (duke kërkuar takim për vetën e vet kishte ra fjala për mua), i kishte thënë një Ministri të Punëve të Jashtme të një shteti tjetër që t’i përcjellë presidentit të tij porosinë, të mos flasë me zotin Pacolli, pasi ai nuk është i autorizuar të flasë për Kosovën. “, shkroi Pacolli në Facebook.

Madje ai tha se ka reailzuar vizitën e planifikuar.

“Si rezultat, unë realizova vizitën time dhe madje iu luta që të pranonin të bisedonin me perfaqesuasin e Kosovës në fjal. Do të vijë momenti kur unë do ta bëj këtë publike.”, shkroi ndër tjerash Pacolli./21Media

Back to top button