Invalidët e UÇK-së lirohen nga pagesa e Trafikut Urban

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Prishtinës të lirohen
“Obligohen organet drejtuese të NPL ‘Trafiku Urban’ SH.A që në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Në arsyetim thuhet se vendimi “nxirret sipas kërkesës së Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega Prishtinë, si mbështetje institucionale për këtë kategori të lartësuar të luftës tonë çlirimtare”.nga pagesa e Trafikut Urban.
Sipas vendimit që është nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, lirimi nga pagesa do të bëhet nga data 1.10.2024.
