Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbërrin në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it

Ka mbërritur në Kosovë, Komandanti i ri i KFOR-it, major gjenerali Enrico Barduani. Ai do ta marrë detyrën zyerarisht me 11 tetor.

Për ardhjen e tij ka njoftuar Ambasada e Italisë, duke bërë të ditur po ashtu se Barduani do të jetë komandanti i 14-të italian që do të udhëheqë misionin e NATO-s në Kosovë.

“Ambasadori De Riu sot e mirëpriti ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR’it, major gjeneral Enrico Barduani, i cili zyrtarisht merr drejtimin më 11 tetor. Kjo shënon herën e 14-të të udhëheqjes së misionit të NATO-s, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”., thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button