Kaloni te përmbajtja kryesore

​Foda: Luajmë vetëm për fitore ndaj Andorras

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencën për media para ndeshjes miqësore kundër Andorrës, duke theksuar se kjo sfidë do të shërbejë si test i rëndësishëm për ekipin, por edhe si mundësi për futbollistët e rinj që të dëshmojnë vlerat e tyre.

Ai u ndal gjithashtu te objektivat për ndeshjen dhe situata rreth talentit Dion Osmani.

Duke folur për përbërjen e skuadrës dhe mungesat eventuale, Foda theksoi se Kosova ka treguar edhe më parë se di t’i përballojë këto situata, ndërsa paralajmëroi minuta për futbollistët e rinj.

“Sigurisht në çdo ndeshje të futbollit gjithmonë ka mungesa të lojtarëve por kjo siç kemi treguar edhe në ndeshjet e kaluara edhe në kualifikime nuk paraqet ndonjë problem të madh sepse ne mund ti zëvendësojnë këto dhe tani siç e dimë e kemi një ndeshje miqësore, e dyta me radhë dhe tani do t’iu japim mundësi lojtarëve të rinjë që të prezantohen. Këtë e kemi bërë edhe në ndeshjen e parë edhe nesër do ta bëjmë të njëjtën”, bëri të ditur Foda.

Sa i përket objektivave për përballjen me Andorrën, tekniku gjerman tha se fitorja mbetet synimi kryesor, por ndeshja do të ketë vlerë edhe në kuadër të përgatitjeve për garat e ardhshme.

“Sigurisht se qëllimi kryesor është që ta fitojnë këtë ndeshje por do t’i shërbejë edhe Ligës së Kombeve. Është ndeshje testuese pastaj të gjithë lojtarët për momentin i kam shikuar dhe të gjithë janë stërvitur shumë mirë, që të gjithë e kanë merituar të luajnë por sigurisht se do të luajmë me skuadrën më të mirë. Do ta bëjmë përzgjedhjen dhe sigurisht se Andorra është një skuadër shumë e mirë e cila nga ana takime është shumë e mirë”, u shpreh Foda.

I pyetur për talentin Erblin Osmani dhe mundësinë që ai t’i bashkohet Kosovës në të ardhmen, Foda konfirmoi takimin me lojtarin, por theksoi se vendimi final i takon vetë futbollistit.

“Jo, faktikisht kemi qenë në një takim në të cilin kemi dashur të njoftohemi personalisht me atë, jeni takuar këtu dhe e ardhmja do të shihet se si do të ecim tutje. Prandaj edhe jemi takuar këtu për të firuar një përshtypje nga të dy palët që të njoftohet me rrethanat këtu. Por çfarë është le rëndësi është se vendimi është i tij sepse ai ka mundësi t’i zgjedhë dy kombëtare dhe ai do të vendosë mirëpo momentalisht e dimë që është një lojtar i mirë dhe ka potencial”, tha Foda.

Ndeshja Kosovë -Andorrë ka karakter miqësor dhe zhvillohet të dielën në Prishtinë le fillim nga ora 20:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button