Konjufca: Me dhimbje mora lajmin se në aksidentin e mbrëmshëm kanë vdekur tre të rinj

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave që vdiqën mbrëmë pasi vetura me të cilin po lëviznin ra në Liqenin e Badocit.
Tutje ai iu ka bërë thirrje të gjithë shoferëve për kujdes të shtuar. Ndërsa, bëri të ditur është njoftuar se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta ndriçuar atë në plotni
“Me shumë dhimbje mora lajmin se në aksidentin e mbrëmshëm në Liqenin e Badocit kanë ndërruar jetë tre të rinj. U informova se organet përkatëse janë angazhuar maksimalisht me rastin për ta zbardhur atë në plotni. E në të njëjtën kohë, i bashkohem thirrjes për kujdes të shtuar gjatë këtyre kushteve të pafavorshme atmosferike që shtojnë rreziqet përgjatë lëvizjes me mjete automobilistike. Duke bashkëndier me dhimbjen e familjarëve, si dhe miqve të viktimave, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e tyre dhe shpresoj të gjejnë forcën për të përballuar këtë tragjedi tronditëse. U prehshin në paqe!”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”./21Media
Zjarrfikësit japin detaje për aksidentin me tre të vdekur në Badoc