Tri nxënëse në Gjakovë vetëlëndohen – dyshohet se u nxitën nga një fenomen në rrjete sociale’

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri nxënëse në Gjakovë janë viktima të fenomenit të vetëlëndimit.

Rasti është raportuar të hënën në Gjakovë, në ora 10:30.

“Gjakovë 07.10.2024 – 10:30. Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit”, thuhet në raportin e Policisë.

Tri viktimat, femra kosovare të mitura janë dërguar në trajtim mjekësor.

Në raportin policor thuhet se rasti është duke u hetuar.

Back to top button