Për një ditë mbi 2 mijë e 100 gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shqiptuar 2 mijë e 132 tiketa trafiku.

Sipas policisë gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 28 me të lënduar, ndërsa janë regjistruar 27 aksidente trafiku me dëme materiale.

Po ashtu gjatë 24 orëve policia ka arrestuar 28 persona, 18 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona në vuajtje të dënimit.

Back to top button