Hyn në Kosovë kamioni i parë me mallra serbe

Në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë ka hyrë kamioni i parë me mallrat e Serbisë, raporton rtv21.

Kamioni i parë është shoqëruar nga policia dhe ekipi i doganës.

Kjo erdhi pasi Qeveria Kosovës të hënën ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për mallrat që nisen nga Serbia. Qeveria e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar. Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe./21Media

Back to top button