Komuna e Prishtinës: Kolonat në kryeqytet për shkak të aksidentit në Veternik

(Lajm i përditësuar)
Aksidenti në Veternik, Komuna e Prishtinës: Rruga do të hapet brenda 30 minutave
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas askidentit të sotëm në Veternik janë krijuar kolona në kryeqytet.
“Ju njoftojmë se kolonat e krijuara sot në disa pjesë të kryeqytetit janë rezultat i një aksidenti në Veternik, ku një kamion është përplasur me 11 vetura. Ekipet përkatëse, në krye me policinë e vendit, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të liruar rrugën sa më shpejt që të jetë e mundur. Ekipet nga terreni njoftojnë që rruga do të hapet brenda 30 minutave. “, thuhet në njoftim.
Po ashtu komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin rrugë alternative.
“Ju lutemi të keni durim dhe të shmangni këtë zonë për momentin, përdorni rrugë alternative, për të lehtësuar qarkullimin.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.”, thuhet në njoftim.
Aksident i rëndë në Veternik, 11 të lënduar
11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak minutash në Veternik, ku janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./21Media


