Deputetja e VV-së: Nuk marrim pjesë në seanca ku flitet për propagandë e shpifje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, tha se mazhoranca do të vazhdojë t’i bojkotojë seancat e thirrura nga opozita në të cilat sipas saj flitet për propagandë ndaj Qeverisë duke iu referuar bisedave të publikuara së fundit në media për rastin e Kusari-Lises më Radojçiqin e të Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Po i bojkotojmë sepse unë thash që në një shtet demokratik deputetet mblidhen dhe i votojnë ligjet. Tek ne opozita nuk merr pjesë në seancën ku duhet me u votu ligjet merr pjese ku ka mundësi me përdor video që janë shkëputë aty këtu edhe ta perdorë si propagandë. Nuk marrim pjesë në seanca ku flitet për propagandë flitet e shpifet për disa persona të cilët aty këtu kanë arrite me i siguru dy tri shprehje dhe se tregojnë komplet situatën. Sepse kur tregohet komplet situata si ka ndodh aty kuptohet se s’ka pasë diçka të planifikuar dicka të dëmshme parapa saj”, tha Pacolli për RTV21./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?