Katër të lënduar në një aksident në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë përkatësisht në fshatin Kçiq.
Këtë rast e ka konfirmuar për portalin rtv.tv, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ne segmentin rrugorë në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër persona”, tha ai. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?