Dhunohet një vajzë, viktima dërgohet në strehimore

Një rast dhunimi është raportuar të shtunën rreth orës 22:00 në Novobërdë.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në një vilë.
Njësitë e policisë janë angazhuar për të hetuar rastin. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore për mbështetje dhe sigurim.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, hetimet për rrethanat e incidentit vazhdojnë.