Gazmend Muhaxheri reagon pasi u sulmua, publikon një fotografi: Jam shëndosh e mirë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pasi u sulmua fizikisht nga dy persona mëngjesin e sotëm.
Sulmin ndaj tij e ka quajtur “të befasishëm”, derisa ka thënë se është shëndoshë e mirë.
“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar Muhaxheri.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht sot në Qendrën e Zejtarëve.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tutje ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar lidhur me sulmin.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për portalin rtv21.tv se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia bashkë me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti./21Media