Një person i shtrirë në rrugë në Gllarevë të Klinës, Policia tregon detajet

Një person është gjetur i shtrirë në skaj të rrugës ditën e sotme, në fshatin Gllarevë të Klinës.

Rastit për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:00 një qytetarë kalimtar i rastit ka njoftuar se sot në magjistralen Prishtinë-Pejë është një person i shtrirë në rrugë. Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe autoambulanca është dërguar për tretmanë mjekësorë në Qendër të Mjekësisë. Është jashtë rrezikut”, tha Gashi për portalin rtv21.tv./21Media

Back to top button