Ligjet përfundojnë në Kushtetuese, VV: Opozita e ka bërë Gjykatën Kushtetuese instrument të saj

Jo rrallë herë Gjykata Kushtetues gjatë mandatit të Qeverisë aktuale ishte adresë e ligjeve të ndryshme. Për herë të dytë në këtë gjykatë së fundmi përfundoi Ligji për Zyrtarët Publikë me gjithë ndryshimet e bëra në të.
Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, akuzojnë opozitën se më dërgimin e ligjeve në kushtetuese po tentojnë ta pengojnë punën e Qeverisë.
Sipas deputetit, Artan Abrashi, opozita tashmë e ka bërë Gjykatën Kushtetues instrument të saj.
Ai për RTV21 mohoi se kanë tendencë për kapjen e institucioneve të pavarura, ashtu siç po deklaron opozita.
“Thelbi është tek dekonstuktiviteti i opozitës me aq s’jam i informuar në këto tetë legjislatura të Kuvendit s’ka ndodh asnjëherë që në këto përmasa të atakohen ligjet e bëra në Kuvend me Gjykatë Kushtetues e nga ana e opozitës edhe kur kemi qenë në opozitë kemi dërgua ligje në gjykatë por vetëm tre ligje kemi dërguar…këta përveç ligjeve që rregullojnë gjërat e përditshme kanë shkuar deri atë pikë që Gjykatën Kushtetuese tashmë e kanë bërë instrument opozitar në betejën tyre kundër pushtetit prandaj ky degradim i një institucioni kredibil në një instrument opozitar kundër pushteti është për keqardhje dhe se nuk ekziston asnjë arsye tjetër për dërgimin e ligjeve në Kushtetuese përpos faktit qe dëshirojnë ta pengojnë punën dhe rezultatin e qeverisë. Absolutisht jo, s’kemi tendenca për kapje”, tha Abrashi për RTV21./21Media