​Barcelona mposhtet për herë të dytë në edicionin e ri të La Ligës

Real Sociedad, i teti në tabelë, ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 1:0, në ndeshjen e fundit të xhiros 13 të La Ligës në futboll, duke i shkaktuar kështu liderit humbjen e dytë në këtë edicion të ri të garave.

Golin e vetëm për tri pikët e reja skuadrës vendëse e shënoi Sheraldo Becker, pas asistimit të Lluka Suçiq në minutën e 33-të.

Barcelona në këtë mënyrë dështoi të shtojë epërsinë ndaj Real Madridit në tabelë, duke mbetur në gjithsej 33 pikë. Ndërsa Real Sociedad pas kësaj fitoreje ka gjithsej 18 pikë. 

 

 

Back to top button