Bie bora e parë në Kosovë

Edhe pse deri më sot temperatura në vendin tonë kanë qenë mjaftë të larta, por tre ditët e fundit ato kanë filluar të bien.
Nata e mbrëmshme ka qenë më e ftohtë, ndërsa në disa vende në Kosovë ka rënë edhe borë.
Bora e parë ka mbuluar një pjesë të Prishtinës, Mitrovicës e Gjilanit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
