QIKA: Raporti i Progresit thekson nevojën për ta forcuar luftën kundër dhunës në familje

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka analizuar Raportin e Progresit për Kosovë për vitin 2024 e pastaj ka përmbledhur gjetjet dhe rekomandimet kryesore të raportit sa i përket barazisë gjinore, të drejtave të grave dhe të drejtave të personave LGBTIQ+.

“Raporti thekson nevojën për të forcuar parandalimin dhe luftën kundër dhunës në familje, si dhe mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave. Sipas raportit ndonëse kuadri ligjor kundër dhunës dhe ai për barazinë gjinore në Kosovë përputhet përgjithësisht me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së, zbatimi i tij mbetet i mangët. Raporti po ashtu thekson edhe rëndësinë e mbledhjes dhe përpilimit të të dhënave të ndara sipas gjinisë.”, thuhet në njoftimin e QIKA-s./21Media

Show More
Back to top button