Daka: Çdo përpjekje që dikush t’i merr kompetencat e KQZ-së është shkelje

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka tha në emsionin “Click” në RTV21 se Kushtetua e Kosovës respektivisht neni 139, qartë e tregon se KQZ i organizon zgjedhjet jashtë Kosovës.
“KQZ-ja përcakton edhe qendra do t’i cakton është institucion që vet vendos vet i organizon zgjedhjet”, tha ajo.
Sipas Dakës KQZ-ja ka obligim që t’i organizojë zgjedhjet në Ambasada.
“Atë e ka paraparë ligji”.
Daka kujtoi kohën kur votohej me postë duke u ankuar se afatet kanë qenë të shkurtëra.
“Kjo ka qenë e vetmja telashe, kjo ka ngritë pakënaqësi te diaspora sepse gjithmonë i është dukur se KQZ-ja nuk po i organizon zgjedhjet si duhet”, tha ajo.
Ish-kryetarja e KQZ- së shtoi memorandumi i MPJ-së paraqet shkelje sepse sipas saj vetëm KQZ-së i takon të organizojë zgjedhjet.
“Çdo përpjekje që dikush t’i merr kompetencat e KQZ-së është shkelje”, tha Daka./21Media