Kaloni te përmbajtja kryesore

Fetoshi: E pres që presidentja ta kthejë në Kuvend Ligjin për Buxhetin

(Lajm i përditësuar)


Fetoshi: E pres që presidentja ta kthejë në Kuvend Ligjin për Buxhetin

Analisti Arben Fetoshi në emisionin “Click” në RTV21 tha se Presidentja e Kosovës mund ta rikthejë projektligjin për buxhetin në Kuvend.

“Unë besoj se presidentja e kthen edhe këtë ligj duke përdorur të drejtën e saj duke u thirr në këto problemet ligjore që ka ligji për Buxhetin”, tha Fetoshi.

Kur u pyet se a është i bindur, Fetoshi tha se: “E pres , duke iu referuar adresimt të sotëm të presidentes unë e pres”.


Fetoshi thotë se Vetëvendosje do të bie : S’do ta arrijë rezultatin e vitit 2021

Analisiti dhe profesori univeristar, Arben Fetoshi në emsionin “Click” në RTV21 tha Lëvizja Vetëvendosje do të bie në rezultate në zgjedhjet e vitit 2025.

“Ai rezultat që ka arritur Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2021 nuk arrihet mo nga asnjë subjekt politik gjithmonë duke pasur parasysh një varg faktorësh që e determinojnë këtë konstatim “, tha ai.


Fetoshi thotë se fjalimi i Osmanit është kalkulim që ta marrë mbështetjen e LDK-së për mandatin e dytë presidencial

Analisit Arben Fetoshi në emisionin “Click” në RTV21 duke analizuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës tha se këtë adresim po e sheh si kalkulim elektoral.

Ai tha që sipas informacioneve që ka LDK ka arritur të kthejë në një masë të madhe të mbështetësve që i kanë ikur në vitin 2021.

“S’do mend se Vjosa Osmani pret rënie në mbështetjen e qytetarëve për Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo gjithsesi …ajo çka për mu është relevante është fjalimi i presidentes si kalkulim elektoral në kuptimin e mandatit të dytë të saj duke llogaritur në rënien e fuqisë së Lëvizjes vetëvendosje dhe duke llogaritur në mbetjej e saj si kandidatja kryesore për mandain e dytë presidencial”, tha ai.

Kur u pyet se cila nga forcat politike do ta mbështes Osmanin në rikandidimin e saj për presidente, Fetoshi tha se ajo kalkulon që t’i shkrijë raportet me të gjitha subjektet politike .

“Me 9 shkurt, matematika e Vjosa Osmanit është një numër tjetër për Lëvizjen Vetëvendosje që mund të hamendësojmë por nuk dua të lëshohem në analizë, është ish partia e saj e cila e dëgjon adresimin e saj në Kuvendin e Kosovës, është diskursi i saj i rikthyer në ish partinë e saj për adresimin vjetor para deputetëve dhe qytetarëve. “, tha ai,

Kur u pyet se a iu adresua presidentja ish partisë së saj në aspektin politik, Fetoshi e pohoi këtë.

“Po, rikthmi është afirmiteti i ardhshëm me ish partinë e saj në kontestin e një atmosfere të re pas zgjedhore të konsolidimit të Kuvendit dhe të konstituimit të Qeverisë së re duke e projektu veten si kandidatja relevante për mandatin e dytë presidencial.”, tha ai.


S’ mund të amnistohet”, Fetoshi: Aty ku është Kosova sot është përgjegjësi edhe e Osmanit

Analisit Arben Fetoshi në emisionin “Click” në RTV21 duke komentuar fjalimin e Presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës tha se opozita e fitoi edhe një zë opozitar në kuadër të fushatës zgjedhore.

“Kemi të bëjmë me një fjalim që ka ngarkesa intaçore në kuptimin e raportit të saj me zotin Kurti.”, tha ai.

“Konstatimet brutale mendoj se reflektojnë në njëfarë ngarkese të inatit në raport me palën tjetër të pinollit të dikurshëm të shpresës për vendit tonë , që në kuadër të këtij raporti 4 vjeçar kemi kthimin e presidentes në pikën zero, çka do të thotë kthimin e presidentes në retorikën e njohur institucionale të vendit tonë në raport me partnerët strategjik.

Mirëpo sipas tij aty ku është Kosova sot është përgjegjësi edhe e presidentes Osmani.

“Kjo do të thotë që nuk mund të amnistohet nga përgjegjësia e para e vendit për faktin se sot Kosova është nën sanksione, sot Kosova është në situatë jo të mirë të koordinimit dhe bashkëveprimit me partnerët strategjik, sot Kosova është e dështuar për anëtarësimn e saj në Këshillin e Evropës dhe se Kosova nuk ka marrë asnjë njohje që 4 vjet. ” u shpreh Fetoshi.

Sipas Fetoshit në fjalimin e presidentes do të duhet të ishte reflektimi i Osmani, e siç tha ai  e jo të pretendonte se ka bërë shumë për politikën e jashtme.

“Ose duhet të thoshte që ka gabuar, ose duhe të thoshte se ka shpresuar në përpjekjet me Kurtin që Kosova të ngelet në binarët e vet dhe tani meqënse nuk ka arritur ajo tani të del me këtë fjalim”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button