Vetaksident në Suharekë, vdiq një grua

Ka humbur jetën një grua e cila ishte pasagjere e një veture e cila u aksidentuar në fshatin Doberdolan të Suharekës, mbrëmë rreth orës 18:15.
Bashkë me tashmë të ndjerën në veturë ishin edhe katër pasagjer, dhe vozitësja e cila shkaktoi aksidentin.
“Të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Aty tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media