RTV21 për lisa, Gërvalla për fshisa, – A po luhet bixhoz me aleatët?

Derisa Qeveria Kurti është akuzuar për prishtjen e raporteve me aleatët, Presidentja Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në Kuvend ka thënë se Qeveria po luan bixhoz me aleatët për interesa politike.
Mirëpo, këto deklarata ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla nuk iu është përgjigjur pyetjeve të rtv21.
RTV21 pyet diçka tjetër, por Gërvalla zgjodhi të përgjigjet krejt për diçka tjetër gjatë një prononcimi.
RTV21: A është e vërtetë që po luhet bixhoz me aleatët ndërkombëtar siç ka thënë presidentja?
Gërvalla: Kemi ardhë në konventën e industrisë së drurit dhe është kënaqësi…
Rtv21: Cilat janë raportet me amerikanët…?
Gërvalla: …dhe është kënaqësi të shohësh zhvillimin e jashtëzakonshme të të kësaj pjese të industrisë sonë edhe me që jemi në këtë konventë ….
RTV21: Cilat janë raportet me amerikanët?
Gërvalla: Për të tjerat flasim…/RTV21/21Media