Gashi: Nuk pranojmë draft statutin e Asociacionit të propozuar nga BE

Në ‘’Click’’ të RTV21 Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se LDK-ja nuk e pranon Draft statuin e Asociaiconit të propozuar nga BE-ja.

‘’Nuk e pranojmë draftin e BE, institusionet e Kosovës duhet ta bëjnë vet. Nuk do ta zbatojmë’’, tha Gashi.

Ai tutje ka shtuar se ‘’Drafti i propuzar nga BE është shumë kompleks, delikate dhe ka më pak siguresa se që ka pasur më herët  Marrëveshja e Ohrit është problematike’’.

Lidhur me këtë Gashi ka shtuar se LDK-ja duke qenë në qeverisje do ta nxjerr një dokument më të mirë që sjell një marrëveshje më të mirë për Kosovën.

‘’Ne se kemi marrë kurrë Qeveria thotë se herë e kemi marrë herë se kemi marrë është e paqart kjo situatë, dhe ne jemi të bindur se duke qene ne qeverisje mundemi me nxjerr dokument me te mire per Kosoven angazhohemi qe me pas marrëveshje shumë më të mirë’’, tha Gashi.

Back to top button