Kthehet në normalitet furnizimi me ujë në disa zona të prekura nga sulmi në Zubin-Potok

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ibër Lepencit po kthehet në normalitet.

Sipas saj, mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

“Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furnizimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit”, ka shkruar Rizvanolli në rrjetin social Facebook.

Një shpërthim i fuqishëm ishte dëgjuar të premten në mbrëmbje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast ishte dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha kishte thënë se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.

Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.

Back to top button