Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit Musliu pyet: Ku është shteti?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së Ganimete Musliu, ka reaguar sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit dhe gjetjes së aramtimit në veri të Kosovës.

Reagimi i Musliut vjen përmes një shkrimi në Facebook.

Me këtë rast ajo pyeti se “Ku është shteti?”.

Ligjvënësja e PDK-së bëri thirrje që sulmet në veriun e Kosovës të hetohen.

“Këto sulme shpalosin një mangësi të theksuar të kontrolliit shtetëror në gjithë territorin e sidomos në atë pjesë ku tensionet dhe sfidat për sigurinë janë të pranishme për një kohë të gjatë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button