Miftaraj: Po të ishte LVV në opozitë do t’i bashkohej protestës së SBASHK-ut

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar në lidhje me protestën që po mban sot Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK)
Miftaraj në Facebook ka shkruar se po të ishte në opozitë Lëvizja Vetëvendosje do t’i bashkohej kësaj proteste.
“Nëse VV ish kanë në opozitë sot iu kish bashkangjit protestes se sindikates dhe do na mbante leksione per rendesine e bashkimit sindikal dhe do kerkonte llogari per mungesen e te drejtave per punetoret”, shkroi Miftaraj.
Me pankartat “Pensionistët ju arsimuan e ju po i ndëshkoni”, “Ministre reflekto, fillo dialogun”, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka filluar të protestojë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë./21Media