Vetëm dje 68 aksidente në Kosovë

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

Përgjatë ditës së enjte, në Kosovë janë regjistruar 68 aksidente.

Prej tyre 27 janë regjistruar me persona të lënduar, ndërsa 41 të tjerë me dëme materiale.

Vetëm dje Policia e Kosovës ka shqiptuar 1470 gjoba trafiku.

Dhe po ashtu janë arrestuar nëntë persona, gjashtë janë dërguar në mbajtje, dhe një person tjetër është dërguar në vuajtje të dënimit.

Back to top button