Shpërthim tritoli në një lokal

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një lokal në Vlorë mëngjesin e kësaj të diele.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00, ku në lagjen ”Uji i Ftohtë” është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Në mjediset e një bari (lokal) në verandë është vendos një sasi tritoli e cila ka shpërthyer duke sjellë deme të konsiderueshme materiale.

Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka marrë në pyetje pronarin e lokalit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Back to top button