Rutte bisedon me mbretin e Jordanisë për situatën në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.
Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se ata kanë biseduar për zhvillimet në Siri.
“Ne diskutuam shpresën për një tranzicion gjithëpërfshirës dhe paqësor, por edhe kërcënimin e vazhdueshëm të ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste”, ka thënë Rutte.
Good call with @KingAbdullahII on developments in #Syria. We discussed the hope for an inclusive & peaceful transition, but also the ongoing threat of #ISIS and other terrorist groups.
— Mark Rutte (@SecGenNATO) December 10, 2024