I largoi nga banesa dy familjarët e tij, arrestohet burri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje në Prishtinë.
Referuar raportit 24 orësh të policisë, ai dyshohet se ka larguar nga banesa dy familjarët e tij.
“Prishtinë / 18.12.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kishte larguar nga banesa dy viktimat, një femër dhe një mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media