Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria, derisa të bëhen testet laboratorike

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria.
Nga mediat është raportuar se përgjatë javëve të fundit, Kroacia, Republika Çeke, Italia dhe Lituania, vende që kanë importuar fruta nga Shqipëria, kanë refuzuar në kufi pas analizave prodhimin shqiptar.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Lamir Thaçi në një përgjigje për portalin rtv21.tv, ka dhënë detaje për Kosovën nga ky proces.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera. Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina ( mandarina/ clemantina te fërkata), me orgjinë nga Shqipëria”, bënë të ditur Thaçi nga AUV.
Tutje nga AUV thuhet se ky dikaster është në kontakt me autoritet shqiptare.
“Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve bëhet pa dallim”, bëhet e ditur.
Ndërkohë AUV tregon masat e nivelit të kontrollit.
“AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi të nivelit të mbetjeve në pesticide përfshihet ( lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet). Ngarkesat qëndrojnë në Pikë Kontrollet Kufitare deri në rezultate të analizave laboratorike”, tha Thaçi për portalin rtv.21.tv
A është e përfshirë Kosova në lajmërimet e RASFF?
“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve konsumator. Deri më tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte”, tha zëdhënësi i AUV-it.
Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se bëhet fjalë për tre ngarkesa me mandarina ‘Clementine’, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. /21Media