Pensionohet Valdete Daka

Gjyqtarja Valdete Daka është pensionuar sot, pas një karriere mbi 30-vjeçare në sistemin gjyqësor, prej të cilave 16 vjet në Gjykatën Supreme.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, në emër të institucionit që udhëheq, i ka ndarë një mirënjohje gjyqtares Daka “si shenjë falënderimi dhe respekti për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e saj ndër vite, në shërbim të drejtësisë, veçanërisht në Gjykatën Supreme.”
Në ceremoninë përshëndetëse, gjyqtarja Daka është nderuar me mirënjohje edhe nga zv/kryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, e cila vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin profesional të gjyqtares.
“Kontributi i gjyqtares Valdete Daka mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë në vend”, thuhet në njoftim.