Digjet një veturë në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 08:50 në Prishtinë në rrugën “Xheladin Hana”.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Aktualisht po kryhen ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.”, tha Ahmeti./21Media