Prokuroria interviston të dyshuarin për kërcënim ndaj Haradinajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë (PTH) ka ndaluar dhe ka intervistuar një person (Shpat Sokoli) i dyshuar për kërcënim ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këtë e konfirmoi për portalin rtv21.tv PTH, duke thënë se i njëjti pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.
“E nderuar, Lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje, ju njoftojmë se fillimisht është ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kanosja, kurse pas marrjes së deklaratës i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa prokurori i shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen në tërësi të rastit.”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë./21Media