Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dëmtohet vetura zyrtare e një gjyqtareje në Prishtinë

Një rast i dëmtimit të pasurisë është raportuar në Prishtinë, ku cak i sulmit ka qenë vetura zyrtare e një gjyqtareje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka njoftuar se një person i panjohur ka vendosur një gur mbi automjetin e saj, duke shkaktuar dëme materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për identifikimin e personit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button