Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti në përurimin e segmentit Stanovc-Hyrje e Vushtrrisë: Rruga Prishtinë – Mitrovicë po bëhet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, mori pjesë në përurimin e segmentit Stanovc – Hyrje e Vushtrrisë, rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë.

 Rruga Prishtinë – Mitrovicë ka nisur në vitin 2009, mirëpo është dashur që të ndërrohet operatori ekonomik në mënyrë që të ecë puna.

Kontrata për këtë segmentin Stanovc-Hyrje e Vushtrrisë është nënshkruar në fund të shkurtit të këtij viti dhe po përurohet rruga me gjatësi prej 5.5 kilometra e cila kalon në vendbanimet Lumi i Madh, Dumnica e Poshtme, Maxhunaj, Pestovë, Samadrexhë, Sfaraqak dhe Nedakovc, ka tre nënkalime, një nënkalim për këmbësorë dhe një urë. Ndërkaq, punimet po vazhdojnë në segmentin tjetër të rëndësishëm Smrekovnicë – Mitrovicë, e cila ka 5 kilometra gjatësi dhe do të kushtojë rreth 15 milionë euro.

Rehabilitimi nga një rrugë me dy korsi në atë me katër korsi, me drenazhim me gypa të ujërave në tërë gjatësinë e saj, trotuare për këmbësorë në vendet ku ka vendbanime dhe biznese, përmirësim të rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit si dhe rrjetit elektrik, do të ndikojë në komunikacion më të sigurt dhe të shpejtë, qarkullim dhe transport më të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve për bizneset dhe fermerët, si dhe mundësi zhvillimi më të madhe të pjesës veriore të Kosovës, qyteteve të Vushtrrisë, Mitrovicës dhe më gjerë.

 “Urime të gjithëve është një arritur e madhe e përbashkët dhe rruga Prishtinë – Mitrovicë është një rrugë që shteti i Kosovës ia ka pas shumë borxh Prishtinës, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe të gjitha këtyre fshatrave përreth, të cilët kanë vonuar që të vijnë në Prishtinë”, shtoi kryeministri duke i uruar qytetarët dhe falënderuar ministrin, zëvendësministrat dhe stafin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button