Pritjet deri një orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot gjatë ditës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona deri në 90 minuta janë në Jarinjë, për të hyrë në Kosovë.
Ndërsa në Mërdarë pritjet janë deri në 70 minuta, të Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 60 minuta. Në Muçibabë pritjet janë 25-30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta./21Media
