Kaloni te përmbajtja kryesore

Prokuroria angazhon mbi 100 prokurorë për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit

Prokuroria e Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe integritetin e procesit zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Përmes një njoftimi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se në kuadër të angazhimeve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, janë mobilizuar mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të jenë në kujdestari në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës deri në përfundimin e procesit të votimit.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij angazhimi është identifikimi dhe procedimi i çdo parregullsie apo shkeljeje të mundshme që mund të ndodhë gjatë procesit zgjedhor.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button