Çitaku kritika të ashpra Kurtit: E ke detyrë t’i mbash dritat ndezur, e jo të bëhesh falltor

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media të martën tha se priten sulme të reja nga Serbia “veçmas para dhe pas Vitit të Ri”.
Lidhur me këtë reagoi Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ajo tha se pikërisht për festën e Krishtlindjeve qytetarët e Kosovës kanë marrë dy “dhurata” nga qeveria
“Dje në vigjile të Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës pranuan dy “dhurata” nga qeveria.
E para, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike shoqëruar me faturat astronomike për qytetarët tanë, dhe e dyta, paralajmërimet apokaliptike të Kryeministrit për sulme nga Serbia. “, shkroi Çitaku.
Më tej ajo vazhdoi me kritika ndaj kryeministrit Kurti duke thënë ka ardhur në mandat për të zgjidhur probleme e jo për tu bërë falltor.
“Pra, mantra e vetme operuese e kësaj kaste udhëheqësish është mbjellja e pasigurisë, paparashikueshmërisë, dhe frikës. Turp kryeministër. Keni ardhë në detyrë me mandat të fuqishëm për të zgjidhur probleme, jo për tu bërë falltor. Kryeministër, detyra e juaj është t’i mbani dritat ndezur, t’i parandaloni sulmet, dhe të krijoni ambient të sigurtë. E jo të na thuani “shujë, se mundet me u ba edhe ma keq”. Jo. Kosova mundet ma mirë. “, ka përfunduar Çitaku./21Media