Bajrami-Muratit: Mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrit Hekuran Murati i cili sot njoftoi se është krijuar nnjë formular për ata që duan t’i refuzojnë 100 eurot e ndara nga qeveria për fëmijët dhe pensionistët.
Lidhur me këtë, deputetja e LDK-së i ka bërë dy pyetje Ministrit Murati.
“Qytetarëve, të cilët në këto ditë të ftohta s’po kanë rrymë nga 8 orë, Hekurani sot ju paska dhënë një mundësi: ai paska thënë: ”nëse nuk i doni 100 euro, mos i merrni”, dhe po ju tregon mënyrën se si mund t’i refuzojnë ato. 1. A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime? Dhe
2. A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me pagu 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve?”, shkruan Bajrami.
Tutje ajo thotë se Murati po e trajton buxhetin si të ishte personal i tij.