“22 persona kërkuan trajtim”, QKUK për aksidentin në rrugën Pejë-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture këtë të mërkure në rrugën Pejë- Prishtinë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 22 persona.

Këtë për portalin rtv21.tv e bëri të ditur Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, i cili ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, 22 persona kanë marrë trajtim në QKU.

“Gjendja stabile , pas trajtimit dhe egzaminimeve të kryera janë lëshuar në shtëpi, 22  persona janë të lënduar”, tha Syla. /21Media

Back to top button