S’ka pritje në pikat kufitare

Aktualisht nuk ka pritje në asnjë nga pikat kufitare, kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në përditësimin e bërë pas orës 07:00, pritjet në hyrjet dhe daljet nga Kosova nuk janë më shumë se pesë minuta.
Pritje nuk ka as në pikat kufitare Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, ku kryesisht në fundvit dhe gjatë verës krijohen kolona.