Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrugët e Gjilanit të kalueshme pas reshjeve të borës

Pas reshjeve të borës, rrugët e qytetit dhe ato të fshatrave të Komunës së Gjilanit janë të kalueshme për lëvizjen të automjeteve.

Në komunikatën e kësaj komune thuhet se ka pasur angazhim për pastrimin e rrugëve, shesheve e trotuarave .

“Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike bashkë me operatorin ekonomik janë angazhuar me kapacitete të plota në mënyrë që rrugët, sheshet e trotuaret të jenë të pastruara”, thuhet tutje në komunikatë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button